Pas Viber, Google dhe WhatsApp përkrahin kodin telefonik +383

Teknologji

Pas Viber, Google dhe WhatsApp përkrahin kodin telefonik +383

Më: 25 mars 2018 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Në muajin shkurt, Viber u bë ndër shërbimet e para që pranoi kodin e ri telefonik të Kosovës +383.

Pas vështirësive dy vjeçare, kodi telefonik u miratua në dhjetor të 2016-së nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Tashmë listës së shërbimeve që mbështetin kodin +383 iu bashkuan edhe gjiganti i motorit të kërkimit Google si dhe platforma e komunikimit WhatsApp.

Qytetarët mund të regjistrohen në WhatsApp me kodin e ri telefonik, ndërsa përdoruesit të cilët shfrytëzojnë verifikimin me dy faktorë (2FA) të Google nuk do të kenë probleme të qasen në llogaritë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat