Prezantohet Tesla S901 mundësuar nga Android TV

Teknologji

Prezantohet Tesla S901 mundësuar nga Android TV

Më: 23 prill 2018 Në ora: 20:23
Tesla S901

Dëshiron ta shikosh filmin apo emisionin e dëshiruar, cilën faqe të internetit ta vizitoni dhe cilin aplikacion ta përdorni?

Këtë vetëm mund ta thoni me një mikrofon në telepilot dhe Tesla S901 mundësuar nga Android përmbush të gjitha dëshirat - filma, seri dhe aplikimet.

Kjo pajisje paraqet integrimin e kompjuterëve, konsollave për lojëra dhe TV, duke bërë këtë pajisje shumë atraktive n ë shtëpinë tuaj.

Tesla S901 punon me sistemin operativ Android 7.0. Aplikacionet e Android TV përdoren për të kuptuar produktet e "Play Google", optimizuar për TV dhe riprodhimin e automatizuar.

Pajisja vjen me gamepad falas për lojëra në ekranin e madh 4K UHD, e cila është e përcjellë me fuqinë e harduerit që mundëson perfomanca të shkëlqyeshme për lojë. Ajo po ashtu ka shumë funksione dhe mundësi, përfshirë edhe teknologjinë Google Cast.

Duke iu falënderuar kësaj teknologjie, përmbajtjet multimediale që keni në telefonin, tabletin apo kompjuterin tuaj mundeni përmes rrugës WiFi t’i riprodhoni në ekranin e madh 4K UHD, pa pasur nevojë që përmbajtjen ta transferoni në memorien USB.

Tesla S901 posedon sinjalin e tanishëm televiziv digjital, DVB-T / T2 dhe DVB-C, andaj nuk është e nevojshme të blini set-top-box nëse sinjalin televiziv e merrni përmes rrugës tokësore, më sakët përmes antenës së dhomës, apo antenës në kulm.

Seria Tesla S901 ka tre modele: 43S901SUS 43 inç, 49S901SUS 49 inç dhe 55S901SUS 55 inç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat