Google do t’i jap fund projektit të Pentagonit për Inteligjencë Artificiale

Teknologji

Google do t’i jap fund projektit të Pentagonit për Inteligjencë Artificiale

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 14:46
Kate Conger

Kompania “Google” nuk do të ripërtërijë kontratën me Pentagonin sa I përket prodhimit të përmbajtjes për inteligjencë artificiale.

Vendimi i kompanisë po ndeshet me kundërshtime të ashpra.

Një numër i punëtoreve të kompanisë kanë dhëne dorëheqje si shenjë proteste për të marrë pjesë në projektin e Pentagonit, si pasojë e dëmit që ata mendojnë se po shkaktohet me inteligjencën artificiale.

Deri më tani 9 nuk ka deklaratë zyrtare nga kompania “Google” megjithatë burime të “The Guardian” kanë treguar për ngjarjen.

Sipas burimeve brenda kësaj kompanie, që citohen nga “The Guardian”, drejtoresha ekzekutive Diane Greene i ka thënë stafit të premten që nuk do të ketë ripërtërije të kontratës me Pentagonin, pas skadimit të saj që ndodhi në marsin e këtij viti.

Megjithatë Kate Conger, një gazetare që mbulon zhvillimet në teknologji ki ka thënë BBC-së që nuk është e vërtet6ë se Google e ka ndaluar projektin për “inteligjencën artificiale”.

Vlera e kontratës është raportuar te jetë diku 10 milion dollarë amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat