Mikrosoft njofton sulmin e hakerave rusë

Teknologji

Mikrosoft njofton sulmin e hakerave rusë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 07:11
Ilustrim

Firma Mikrosoft njofton se hakerë që kanë lidhje me qeverinë e Rusisë u përpoqën të sulmojnë faqet e internetit të dy institucioneve konnservatore amerikane, një shenjë se ata po i shtojnë përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit. 

Kompania Microsoft tha se i pengoi përpjekjet javën e kaluar duke marrë kontrollin e siteve që hakerët kishin vënë në shënjestër me synimin për të imituar faqet e internetit të Institutit Ndërkombëtar Republikan dhe Institutit Hudson.

Hakerët i ridrejtonin përdoruesit në adresa të rreme, ku pastaj u kërkohej të fusnin emrin dhe fjalëkalimin.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar rreth këtij rasti. Kremlini i ka hedhur poshtë rregullisht akuzat se përdor hakerat për të ndikuar në zgjedhjet dhe opinionin politik amerikan. Moska thotë se akuza të tilla janë pjesë e një fushate anti-ruse për të justifikuar sanksione të reja kundër Rusisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat