SHBA, zhbllokohet shitja e tabletave Samsung

Ndalimi i shitjes sė tabletave tė kompanisė Samsung Electronics nė Shtetet e Bashkuara ėshtė hequr nga njė gjykatė amerikane.
Gjyqtarja Lucy Koh dha vendimin duke shfuqizuar ndalimin qė ishte vendosur nė kuadėr tė betejės gjyqėsore pėr patentėn e tabletave me Apple.
Ndalimi hyri nė fuqi mė 26 qershor. Nga ana tjetėr, Samsung depozitoi tė martėn njė padi ndaj produktit tė fundit tė Apple, iPhone 5, duke thėnė se ka shkelur patentėn e tij.
Apple dhe Samsung, dy kompanitė lider nė tregun fitimprurės tė smartphone-ve, janė pėrfshirė nė njė betejė ligjore lidhur me ekskluzivitetin e ideve pėr produktet e tyre nė tė paktėn 10 shtete.
Vendimi pėr tė ndaluar shitjen e tabletės Galaxy Tab ishte marrė pas njė gjyqi njėmujor mes dy kompanive.
Nė gusht, nė pėrfundim tė gjyqit, Apple siguroi fitoren pėr akuzėn ndaj Samsung se kishte kopjuar iPhone-in dhe iPad-in e saj pėr tė realizuar produktet e veta.
Gjithashtu, kompania e themeluar nga Steve Jobs mori edhe njė dėmshpėrblim prej 1 miliard dollarėsh pėr shkak tė dėmeve qė i ishin shkaktuar.
Gjithėsesi, juria kėtė herė vendosi se Samsung nuk e kishte shkelur patentėn, qė u bė motivi kryesor pėr ndalimin e shitjes sė tabletės sė saj. Pėr rrjedhojė, Samsung kėrkoi qė embargoja tė hiqej.








































Komentet