Otellini: Tetëshi plasohet para përfundimit - Bota Sot
Otellini: Tetëshi plasohet para përfundimit

Teknologji

E hënë, 29 gusht 2016

Otellini: Tetëshi plasohet para përfundimit

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 21:04

Sipas shkrimit në Bloomberg i cili thirret në burime anonime brenda Intelit, Paul Otellini, shefi i kësaj kompanie, në një mbledhje të mbyllur me të punësuarit e vet në Tajvan ka thënë që Microsofti është duke e plasuar sistemin e ri operativ Windows 8 në treg para se të jetë krejtësisht i përfunduar. Sipas Bloomberg, Otellini mendon që në Windowsin e ri duhet të futen edhe përmirësime shtesë, por pret që Microsofti ta bëjë këtë pas paraqitjes së produktit. Po ashtu ai konsideron që kjo është në rregull sepse në fund të gjitha do të rregullohen.

Nëse lajmi për fjalimin e Otellinit është i saktë (po edhe nëse nuk është), është një goditje goxha e rëndë për Microsoftin i cili për dallim nga lansimet e mëparshme të Windowsit duhet të luftojë kryesisht me komentet negative dhe pritjet lidhur me Tetëshin.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test