Aplikacionet Android në Windows 7 dhe 8 - Bota Sot
Aplikacionet Android në Windows 7 dhe 8

Teknologji

E martë, 26 korrik 2016

Aplikacionet Android në Windows 7 dhe 8

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 15:13

Ka kaluar kohë që kur AMD ka mbajtur kurorën e performancës ndaj Intel në luftën e CPU-ve, por përsëri, performanca nuk është e vetmja rrugë për të fituar konsumatorët.

Ndërtuesi i çipeve Sunnyvale California ka disa truke të tjera dhe ata kanë krijuar partneritet me një kompani të quajtur BlueStack për të ofruar një emulator Android i aftë të luajë mbi 500 000 aplikacione Android ekzistuese.

Emulatori do të optimizohet për CPU-të e AMD-së, megjithatë si përdoruesit e AMD-së dhe Intel-it mund të shkarkojnë një version falas të këtij softueri.Përdoruesit desktop mund të mos gjejnë shumë përdorim, por kjo do të funksiononte shumë në tabletat e Windows 8.

Dyqani i ri i Microsoft Windows 8 aktualisht ofron rreth 200 aplikacione, dhe ka disa produkte të mira kur krahasohet me iOS dhe Android. Emulatori do të dallojë tabletat me AMD në këtë treg, për tu dhënë atyre një avantazh të konsiderueshëm ndaj Intel.

Sipas BlueStack: “Ne kemi punuar bashkë për të optimizuar performancën e aplikacioneve për grafikën e AMD dhe kompjuterave të bazuar në të. Rezultati është mahnitës, dhe aplikacionet luhen shumë mirë në këto aparate.”

Kjo nuk do të thotë se emulatori nuk do të punojë kurrë për çipat e Intel. Si përdoruesit e AMD dhe Intel mund të shkarkojnë versionin beta nga uebsite i BlueStack në App Player, por padyshim që në të ardhmen do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit e AMD. (PCWorld Albanian)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test