Hapet në Prishtinë për herë të tetë Panairi IT-së – ITTF - Bota Sot
Hapet në Prishtinë për herë të tetë Panairi IT-së – ITTF

Teknologji

E mërkurë, 27 korrik 2016

Hapet në Prishtinë për herë të tetë Panairi IT-së – ITTF

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 15:14

Dje në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë u hap Panairi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, apo i njohur ndryshe edhe si ITTF, ku viti 2012 paraqet edhe herën e tetë me radhë të organizimit të këtij panairi të suksesshëm, ku sivjet siç duket pjesëmarrja ishte e kënaqshme.

Fjalën hyrëse në këtë panair e mori menaxheri për marrëdhënie publike i Organizatës për Ngjarje dhe Kongrese (CEO), Lulzim Krasniqi, i cili mes të tjerash përmendi që edhe sivjet për herë të tetë me radhë do të vazhdojë tradita e mbajtjes së kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Një fjalë hyrëse mbajti edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë në Kosovë, pasi në të njëjtën kohë në afërsi të ambienteve ku mbahet ITTF mbahet edhe Panairi i Mjekësisë.

Në kuadër të panairit përveç shpalosjeve të produkteve nga ndërmarrje vendore dhe ndërkombëtare, është menduar të mbahen edhe disa prezantime nga përfaqësues vendas dhe të huaj.

Dy ditët e para të panairit do të ketë prezantime, i cili do të qëndrojë i hapur tri dite. Gjatë ditës së sotme, ka ligjëruar Vassilis Christofelis, i cili është menaxher i Shitjeve të Kanalit Rajonal të ndërmarrjes Oracle, me temën “Oracle Hardware”, ndërsa pritet dhe ligjërata e menaxherit të llogarisë në Microsoft, Aleksander Bajkov.

Gjatë ditës së sotme, e cila është edhe dita e fundit kur do të mbahen prezantime në këtë panair, por jo dita e fundit e tij, është planifikuar të mbahen dy prezantime rreth fushës së teknologjisë dhe informacionit, ku pritet të flasin prezantuesit nga ndërmarrja Cacttus, Petrit Berisha, Gëzim Vatovci dhe Fat Limani, me temën CISCO IP Telephony/GSM Gateway/SIP Trunking/Green Voice Billing, si dhe pritet të flas këshilltari për teknologji në ndërmarrjen Microsoft, Dimitar Grozdanov me temën Zgjidhja Private në Cloud e Microsoftit.

Ky panair përveç të tjerash paraqet një pasqyrim të nivelit të zhvillimit teknologjik në Kosovë. Duhet përmenduar që megjithë vështirësitë që paraqiten gjatë organizimit të ngjarjeve të tilla të mëdha, organizata CEO së bashku me bashkëpunëtorin e saj në organizimin e panairit, Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës, kanë dëshmuar edhe njëherë sukses, pasi kanë arritur të sjellin në Kosovë përfaqësues të ndërmarrjeve të mëdha si Microsoft, Oracle etj., si dhe të ruajnë qëndrueshmërinë e kësaj tradite. (PC World Albanian)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test