Evenimenti për Windows Phone 8, organizohet më 29 tetor - Bota Sot
Evenimenti për Windows Phone 8, organizohet më 29 tetor

Teknologji

E hënë, 25 korrik 2016

Evenimenti për Windows Phone 8, organizohet më 29 tetor

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 09:21

Microsoft-i është duke dërguar ftesa për ngjarjen e lëshimit të Windows Phone 8 më 29 tetor.

Platforma telefonike ishte paraqitur në skenë gjatë një ngjarje të përbashkët me Nokian dhe gjithashtu gjatë një ngjarjeje tjetër me HTC-në në shtator, por Microsoft-i thotë që do të ketë më shumë detaje në evenimentin që do të organizohet më 29 tetor 2012.

Por, çdo gjë do të mësohet atëherë kur ndërmarrja do të iu tregojë konsumatorëve se kur saktësisht do të vendosin duart e tyre në sistemin e ardhshëm operativ mobil të Redmondit.

AT&T ka lajmëruar që do të fillojë të shesë Nokia 820 dhe 920 me Windows Phone 8 në nëntor, kështu që ne do të shohim këto pajisje teksa marrim një datë të veçantë në këtë ngjarje.

Microsoft-i ka bërë mjaft për të përkrahur zhvilluesit që të vijnë në bord për Windows Phone, me 100 000 aplikacione deri në qershor dhe duket që deri më tani ka arritur edhe më tepër.

Sistemi operativ ka po ashtu një numër të pajisjeve nga Nokia dhe HTC të synuar në buxhete të ndryshme. Por ende do të jetë një kohë e vështirë që të arrihen sistemet 1 dhe 2, Android i Google dhe iOS i Apple. (PCWorld Albanian)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test