Rugova: Drejtoria për Sport do të jetë krah i fuqishëm i klubit Rilindja

Tenis

Rugova: Drejtoria për Sport do të jetë krah i fuqishëm i klubit Rilindja

Nga: K. G. Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:48
Rugova: Drejtoria për Sport do të jetë krah i fuqishëm i klubit Rilindja

Drejtori i drejtoratit për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ka vizituar klubin e tenisti Rilindja të Prishtinës. Ai u takua edhe me tenistin me përvojë Granit Bajraliu.

Rugova tha se drejtoria për sport do të jetë krah i fuqishëm i klubit Rilindja.

 “Sportet individuale gjithmonë kanë qenë suksesi ynë më i madh. Prandaj, edhe mbështetja jonë për to nuk do të mungojë. 

Sot, në vizitën që i bëra Tennis Club Rilindja - Prishtinë, u njoftova me punën e madhe dhe kushtet në të cilat funksionon ky klub. 

Granit Bajraliu, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, më njoftoi edhe me talentët e rinj dhe planet e mëdha që ka ky klub për të ardhmen. 

Drejtoria për Sport do të jetë krah i fuqishëm i klubit “Rilindja” në rritjen e tyre në vazhdim, ashtu siç do të jetë për secilin klub i cili për qëllim ka suksesin dhe përfaqësimin e denjë të qytetit tonë”, shkruan Rugova në faqen e facebookut të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat