Për pak krisi grushti

Tenis

Për pak krisi grushti

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 10:57
Për pak krisi grushti

Një episod i pazakontë ndodhi në fund të një ndeshjeje tenisi në Orleans Chellenger.

Më konkretisht, në përfundim të takimit mes Corentin Moutet dhe Adrian Andreev, dy protagonistët u kapën me njëri-tjetrin në rrjetë, aq sa u desh ndërhyrja e gjyqtarit për t’i ndarë.

Ata fillimisht rrokën duart siç ndodh gjithmonë për t’u përshëndetur, por më pas u goditën fort me gjoks me gjëri-tjetrin dhe nisën të shtyheshin.

Për pak kjo përplasje mund të kishte degjenruar në grushte e shkelma.

Bullgari Andreev (247 në botë) fitoi 2-1 me sete, 2-6, 7-6 dhe 7-6, rezultat që sigurisht nuk mund të pranohej lehtë nga francezit Moutet, që rendite shumë më lart, i 64-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat