Federer: E rëndë për tenisin nëse Nadal mungon në Roland Garros

Tenis

Federer: E rëndë për tenisin nëse Nadal mungon në Roland Garros

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:55
Federer e Nadal

Rafael Nadal ka humbur të gjithë turnetë përgatitorë para startit të Roland Garros që zhvillohet në fundin e muajit maj teksa nuk do të jetë as në Romë.

Tenisti spanjoll vijon me fazën e rikuperimit pas problemeve të shfaqura në Australian Open dhe ende mbetet në pikëpyetje të fortë nëse do të mund të marrë pjesë në turneun e tij të preferuar.

Së fundmi, Roger Federer shprehet se do të ishte e rëndë për tenisin në rast se Nadal nuk ia del të jetë pjesë e turneut francez ndërsa shtoi se dëshiron që në tokën franceze të shohë edhe një Gjokoviq në formë pasi serbit i ka munguar vazhdimësia.

“Do të ishte shumë e rëndë për tenisin nëse Nadal nuk ia del të marrë pjesë në Roland Garros. Unë ende shpresoj që ai të jetë prezent. E di që nuk do të jetë as në Romë, por unë i uroj më të mirën.

Gjithashtu, dëshiroj që edhe Djokovic të mbërrij në formë për Roland Garros, kam parë që nuk ka luajtur shumë së fundmi.

Tani janë disa të rinj që po bëjnë shumë mirë dhe po luajnë me vazhdimësi.

Megjithatë, është e sigurt se unë do ta ndjek Roland Garros”, u shpreh Federer, tashmë i tërhequr nga tenisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat