Sinner - Medvedev përballë për herë të 11-të

Tenis

Sinner - Medvedev përballë për herë të 11-të

Më: 28 mars 2024 Në ora: 14:16
Sinner - Medvedev

Gjysmëfinalja e dytë e turneut “ATP Miami” për meshkuj, do të sjellë duelin e radhës mes italianit Jannik Sinner dhe rusit Daniil Medvedev. Kjo përballje është bërë shumë e shpeshtë në kohët e fundit. Dy tenistët do të sfidohen për herë të 11-të mes tyre.

Nga Marseille e 2020-s, kur ishte takimi i parë, e deri në finalen e “Australian Open” në 2024, Sinner dhe Medvedev kanë ditur gjithnjë të dhurojnë spektakël. Duke mbajtur publikun mbërthyer me plot emocion.

Sinner vjen me statusin e favoritit, pasi është fituesi i Slamit të parë të këtij viti: “Australian Open”.

Nga ana tjetër, 28-vjeçari rus ka rigjetur formën e dëshiruar dhe fitorja ndaj çekut Nicolas Jarry e ka mbushur plot optimizëm.

Medvedev kërkon tani të ndalë edhe hovin e Sinner, duke tentuar vendin e dytë në renditjen e përgjithshme botërorë, pozicion që mbahet nga spanjolli Carlos Alcaraz.

Por, italiani gëzon moment fantastik dhe synon të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe. Emocionet e ndeshjes matanë oqeanit nuk do të mungojë në SuperSport/DigitAlb që si të gjithë ndeshjet e këtij turneu, do të sjellë live dhe ekskluzivisht duelin mes Sinner dhe Medvedev.

Takimi mes tenistëve do të nisë prej orës 18:00 me atë europiane. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes spanjollit Carlos Alcaraz dhe bullgarit Grigor Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat