Sinner kampion absolut në SHBA

Tenis

Sinner kampion absolut në SHBA

Më: 31 mars 2024 Në ora: 22:40
Jannik Sinner

Jannik Sinner është fituesi i turneut “ATP Miami” që u zhvillua në SHBA. Italiani mposhti me shumë lehtësi bullgarin Grigor Dimitrov me rezultatin 2-0 (6-3, 6-1) duke rikonfirmuar momentin pozitiv që po kalon në karrierë.

Seti i parë i takimit ishte i vetmi moment i ndeshjes ku pati pak rivalitet, me Dimitrov që e nisi më mirë takimin, por shpejt u përmbys nga Sinner.

Dimitrov ndieu lodhjen e ndeshjeve të fundit ndaj kundërshtarëve më të fortë dhe u dorëzua pa kushte në finale.

Viti 2024 mund të konsiderohet ai më i miri për Sinner, pasi tani tenisti do të presë përditësimet e renditjes botërore, ku do të jetë numri 2 i botës pas Novak Djokovic dhe zbritur nga një shkallë e podiumit Carlos Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat