Amerikani kualifikohet në të 16-ën e finales

Tenis

Amerikani kualifikohet në të 16-ën e finales

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:19
Sam Querrey

Tenisti amerikan, Sam Querrey, bëri lojë më të mirë se sa kanadezi Frank Dancevic dhe e mposhti me rezultat 2:0 (7:6, 6:4), në turneun  e hapur që po zhvillohet në Toronto. Të dy setet u përshkruan me një rivalitet të madh, megjithatë amerikani ka qenë më i efektshëm, duke triumfuar. Seti i parë ishte tejet interesant dhe Querrey ngadhënjeu në tai-brek me rezultat 7:6. Në setin e dytë kanadezi u përpoq mjaft, por dot që t’ia dalë ndaj amerikanit, duke pësuar me 6:4 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0. Amerikani kualifikohet në të 16-ën e finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat