Motrat Williams befasojnë për të keq

Tenis

Motrat Williams befasojnë për të keq

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 16:15
Serena e Venus Williams

Motrat amerikane, Serena e Venus Williams, në garën në dyshe në tenis, janë eliminuar nga Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Ato befasuan për të keq, sepse është pritur që të kualifikohen më tutje.  Motrat Williams në lojën dyshe olimpike kishin triumfuar gjithnjë. Por këtë herë duket se ato nuk kanë më freskinë e dikurshme, duke parë se Venus u eliminua edhe në lojën teke. Motrat Williams ishin favorite kryesore për të fituar medaljen e artë në lojën dyshe, por u befasua nga dyshja çeke Lucie Safarova e Barbora Strycova. Amerikanet pësuan humbje me rezultat 2:0 (6:3, 6:4). Çeket u kualifikuan në të tetën e finales së Lojërave Olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat