Wozniacki dhe Kerber, në gjysmëfinale

Tenis

Wozniacki dhe Kerber, në gjysmëfinale

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 17:56
Caroline Wozniack

Tenistja nga Danimarka,Caroline Wozniacki, me lehtësi u kualifikua në gjysmëfinalen e turneut prestigjioz US Open. Ajo me rezultat bindës 2:0 (në sete 6:0, 6:2) e mposhti letonen Anastasija Sevastova. Danezes i mjaftuan një orë e shtatë minuta që të avancoi më tutje. Tenistja nga Letonia nuk kishte forcë në asnjë çast që ta sfidoi danezen. Në fakt, Sevastova u paraqit në fushë me probleme fizike dhe kjo ndikoi që mos të jetë e denjë. Ndërkaq, tenistja gjermane, Angelique Kerber e mundi italianen Roberta Vincin me rezultatin 2:0 (7:5, 6:0. Në gjysmëfinale takohen Kerber- Wozniacki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat