Djokovic: Titujt nuk janë më prioriteti im

Tenis

Djokovic: Titujt nuk janë më prioriteti im

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 16:02
Novak Djokovic

U tërhoq nga turneu ATP 500 i Pekinit, por Novak Djokovic numri 1 i Botës do të rikthehet në fushat e tenisit në Mastersin e Shanghait.

Në një intervistë për mediat 29-vjeçari nga Beogradi i ka siguruar fansat për diçka të tillë ndërkohë që ka suprizuar jo pak me deklaratat e tij.

"Problemet që kam patur me brrylin kanë kushtëzuar paraqitjet e mia sepse kam vuajtur disi në shërbim. Megjithatë tashmë ndihem shumë mirë dhe pak nga pak po arrij formën time optimale", theksoi fillimisht Novak Djokovic.

“Gjatë turneve të fundit në të cilët kam marrë pjesë kam ndierë peshën e rezultateve pasi mund të vendosja një rekord të ri”, shtoi ai.

"Pas suksesit në Roland Garros të gjithë më etiketonin si njeriu për tu mundur dhe kam qenë disi në presion deklaroi 29-vjecari. Murray po i afrohet përsa i përket pikëve në klasfikimin e përgjithsëm por për Nolen ky fakt nuk përbën asnjë lloj problemi madje Djokovic habit jo pak kur shprehet se fitimi i trofeve nuk është më prioriteti i tij: “Numri 1 në klasfikimin e përgjithshëm dhe titujt tashmë nuk më interesojnë më, nuk janë më prioriteti im.Mendoj se do të jem gjithmonë i motivuar për të bërë të mirë por nga tani e tutje do të ndryshoj sjelljen time në fushë. Jam gjithsesi i kënaqur me sezonin që kam zhvilluar dhe do të kthehem të luaj në Shanghai", nënvizoi në përfundim të fjalës së tij Novak Djokovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat