Tenistja ruse, Maria Sharapova, thotë se është e lumtur, pasi i është zvogëluar dënimi për doping prej dy vitesh në 15 muaj. Ky vendin është marrë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.
Kjo do të thotë se ylli i tenisit, Maria Sharapova, do të mund t’i kthehet tenisit profesional në muajin prill të vitit të ardhshëm, duke u aktivizuar në garën French Open.
“Kjo është dita më e lumtur” e jetës sime, tha Saharpova në rrjetin Facebook, duke theksuar se “tenisi është pasion” i saj dhe se ajo “po i numëron ditët deri në kthim në terren”.
Sharapova kishte dalur pozitive për përdorim të substancës së ndaluar meldonium në turneun Australian Open, në muajin janar të këtij viti.