Nadal kualifikohet në çerekfinale

Tenis

Nadal kualifikohet në çerekfinale

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 19:16
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, pa ndonjë telashe e ka mposhtur me rezultat 2:0 (në sete 6:1, 7:6)  francezin Adrian Mannarino. Nadal është kualifikuar në çerekfinalen e turneut të hapur në Kinë dhe tani për rival e ka bullgarin, Grigor Dimitrov. “Kam shërbyer shumë mirë, duke goditur topin në mënyrën më të mirë. Gjatë setit të dytë, kam ngadalësuar ritmin pak dhe rivali luajti shumë mirë”, ka thënë Nadal.  Në setin e parë spanjolli fitoi me lehtësi, por në të dytin hasin në një rivalitet të madh dhe arriti të ngadhënjej në tai-brek me 7:6 dhe em rezultat të përgjithshëm 2:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat