Kupa Hopman, Federer mposhtet nga 19 vjeçari Zverev

Tenis

Kupa Hopman, Federer mposhtet nga 19 vjeçari Zverev

Më: 4 janar 2017 Në ora: 17:31
Roger Federer

Tenisti më i mirë i dikurshëm botëror Roger Federer në kampionatin jozyrtar botëror të ekipve të përziera, Kupa Hopman që luhet në Perth të Australisë, është mposhtur nga Alexander Zverev, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Perth u zhvillua ndeshja ndaras në kategorinë e meshkujve mes Gjermanisë dhe Zvicrës, ndërsa 19 vjeçari Zverev fitoi Federer-in me rezultat 2-1 në sete.

Për Federer-in, i cili gjendet në vendin e 16-të në ATP listën, kjo ishte ndeshja e dytë pasi për shkak të lëndimit kaloi gjashtë muaj jashtë fushe.

Zverevit, i cili në ATP listën është në pozitën e 24-të, i duheshin mbi dy orë që të fitojë Federer-in. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat