Tenistja gjermane befason danezen

Tenis

Tenistja gjermane befason danezen

Nga: K.G. Më: 5 janar 2017 Në ora: 11:26
Julia Goerges

Tenistja gjermane, Julia Goerges, bëri befasi, duke eliminuar danezen Caroline Wozniacki, në kuadër të çerekfinales së turneut në Auckland të Zelandës së Re. Goerges shënoi fitore me rezultat 2:1 (1:6, 6:3, 6:4) dhe u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me kroaten Ana Konjuh. Wozniacki vetëm në setin e parë dëshmoi superioritetin kur triumfoi me 6:1, por në dy të tjerë i hasi sharra në gozhdë. Tenistja gjermane bëri lojë jashtëzakonisht të mirë, duke ngadhënjyer me 6:3 e 6:4 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat