Nadal i mbylli gojën kritikëve

Tenis

Nadal i mbylli gojën kritikëve

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:28
Rafael Nadal

Tensiti spanjoll Rafael Nadal i mbyll gojën përkohësisht kritikëve. Ish numri 1 i botës debutoi me një fitore të lehtë ndaj gjermanit Florian Mayer. Ai me rezultat 3:0 (6:3, 6:4, 6:4) e mbylli ndeshjen dhe nuk lejoi që rivali të kontrollonte ndeshjen duke u shfaqur gjithashtu agresiv edhe në rrjetë. Pas setit të parë, tenisi i sanjollit u bë edhe më i bukur, duke nxjerrë nga repertori i tij goditjet e epokës së artë të Nadal. Gjithsesi spanjolli duhet të rifitojë sa më shumë energji në dyditëshin e pushimit pasi në raundin e dytë gjen një tjetër “kockë të fortë”, qipriotin Marcos Baghdatis i cili nuk derdhi shumë djersë në sfidën kundër Mikhail Youzhny që u tërhoq për shkak të problemeve fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat