Fitojnë favoritët në Australian Open

Tenis

Fitojnë favoritët në Australian Open

Më: 18 janar 2017 Në ora: 09:41
Roger Federer

Roger Federer ka shkuar më tutje në turneun e hapur të tenisit “Australian Open”.

Zviceran triumfoi me lehtësi kundër amerikanin Noah Rubin me rezultat 3:0, në sete (7-5, 6-3 dhe 7-6).

Në këtë formë 17 herë kampioni është kualifikuar në 1/16 e finales ku për kundërshtar do ta ketë çekun Thomas Berdych.

Fitore të rëndësishme kanë arritur edhe Kei Nishikori, Stan Wawrinka dhe Jo Wilfred Tsonga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat