Motrat Williams në finalen e Australian Open

Tenis

Motrat Williams në finalen e Australian Open

Më: 26 janar 2017 Në ora: 09:45
Motrat Williams, Venus dhe Serena

Motrat Williams, Venus dhe Serena, do të takohen në finalen e Australian Open 2017.

Dy tenistet amerikane kanë treguar edhe njëherë se mosha është numër dhe kanë arritur finalen e Grand Slamit të parë të vitit.

Kjo është hera e dytë që takohen motrat Williams në finale të Australian Open. Hera e parë dhe e vetme deri tash ka qenë në vitin 2003.

Serena triumfoi kundër Mirjana Lucic-Baronit me rezultat 2:0, në sete (6-2 dhe 6-1) ndërsa Venus ngadhënjeu kundër Coco Vandewhege me rezultat 2:1, në sete (6-7, 6-2 dhe 6-3).

Kujtojmë se takimi do të zhvillohet të shtunën në mëngjes me kohën tonë lokale.

Image
Venus Williamas
Image
Serena Williams
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat