Pesë orë lojë, Nadal në finale

Tenis

Pesë orë lojë, Nadal në finale

Nga: K.G. Më: 27 janar 2017 Në ora: 16:28
Nadal

Pak kush e kishte parashikuar se ballafaqimi ndërmjet spanjollit Rafael Nadal dhe bullgarit Grigor Dimitrov do të zgjaste 5 orë e 1 minutë! Nadal me shumë vështirësi siguroi kualifikimin në finale, pasi që e mposhti me rezultat shumë të ngushtë 3:2 (6:3, 5:7, 7.6, 6:7, 6:4) Dimitrovin. Tenisti bullgar befasoi me paraqitje të jashtëzakonshme dhe me pak fat do të siguronte vizën për në finalen e ‘Australian Open’. Në setin e pestë, Nadal u tregua më i freskët dhe triumfoi, tani do të ndeshet në finale me rivalin e vjetër, zviceranin Roger Federer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat