“Ka shumë lesbike në tenis”

Tenis

“Ka shumë lesbike në tenis”

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 18:28
Ekaterina Bychkova

Ekaterina Bychkova është një teniste ruse në prag “pensioni”, e cila ka deklaruar se “një në dhjetë teniste është lesbike”.

“Në tenis ka shumë lesbike. Pak a shumë raporti është një në dhjetë. Nuk paragjykoj asnjeri, por më bezdisnin shikimet e tyre në dhomat e zhveshjes”, tregon 31-vjeçarja, e cila renditjen e saj më të mirë e ka pasur në vitin e largët 2005, kur pozicionohej në vendin e 69.

Rusja tashmë jep mësime tenisi dhe karrierën e ka kaluar duke luajtur turne të vegjël, shpesh nëpër vende arabe, ku ka kaluar eksperienca të vështira.

“Në vendet arabe hotelin e kishim 500 metra nga pista. Na thonin të mos dilnim në rrugë dhe na paralajmëronin që të mos vishnim pantallona ose bluza me mëngë të shkurtra. Ndërsa ato që ishin bjonde duhet të vinin kapele, që vendasit të mos eksitoheshin”, tregon Bychkova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat