Federer nuk do të pensionohet së paku deri në vitin 2019

Tenis

Federer nuk do të pensionohet së paku deri në vitin 2019

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:22
Tenisti Roger Federer

Tenisti Roger Federer, fitues i 18 titujve te Grand Chelem, i fundit në janar në Australi, do të angazhohet në tre edicionet e ardhshme të turneut ne Basel, bënë të ditur organizatoret, sipas të cilëve, ai do të luajë deri në vitin 2019.

Organizatorët e turneut në Basel “janë të nderuar që kanë nënshkruar me Federer një kontratë për tre vjet deri në 2019”.

“Jam i lumtur që do të luaj para publikut tim në turneun e ardhshëm. Të luash në Basel është gjithnjë një moment i rëndësishëm i vitit”, theksoi Federer, fitues i shtatë turneve në qytetin e lindjes.

Turneu i Baselit, një ATP 500 (i katërti pas Grands Chelem, Masters dhe Masters 1000), organizohet gjithnjë çdo vit në fund te sezonit. Në 2017 ai do të zhvillohet nga 21-29 tetor.

Tenisti 35-vjeçar ka fituar titullin e 18 të Grand Slam dhe ka fituar shtatë tituj në Wimbledon, pesë në Australian Open dhe një në Roland Garros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat