Murray: Unë luaj për të fituar

Tenis

Murray: Unë luaj për të fituar

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 12:01
Murray

Tenisti britanik Andy Murray pranoi sot se për të është e rëndësishme që të ruajë kreun e renditjes, por jo një fiksim. “Nuk kam ndërmend që të qëndroj si numri 1 në botë për të treguar aftësitë e mia. Nuk përmbyset bota edhe po zbrita numri 2”, ka deklaruar Murray, në prag të turneut të Dubait, ku është një nga favoritët për të fituar. “Unë luaj për të fituar dhe nëse ia dal mbanë natyrisht që edhe do të qëndroj në krye. Është e rëndësishme që në këtë periudhë të bëj një paraqitje më të mirë krahasuar me vjet, ndaj synon fitoren në turnetë e Indian Wells dhe Miami. Dua të bëj një lojë të mirë dhe të mos kem luhatje siç ndodhi vjet në këtë periudhë”, tha Murray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat