Nadal nuk fiton një trofe prej 10 muajsh

Tenis

Nadal nuk fiton një trofe prej 10 muajsh

Më: 7 mars 2017 Në ora: 16:51
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal nuk fiton një trofe prej 10 muajsh, i fundit daton majin e kaluar në Barcelonë. Këtë vit ai kishte mundësi të triumfonte në Australian Open, por u mund në finale nga Roger Federer. Ndërsa të dielën ai humbi një tjetër finale, atë të Acapulco (Meksikë). “Nëse luaj kështu, nuk kam asnjë dyshim se titujt do të vijnë shumë shpejt. Në sport fiton gjithnjë ai që luan më mirë. Fizikisht jam mirë, gati për këtë periudhë të ngjeshur të sezonit. Jam i kënaqur nga lojërat e mia, pasi shoh se gradualisht po rigjej formën e dikurshme, çka do të thotë që edhe titujt do të vijnë”, u shpreh për mediat tenisti Rafael Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat