Sonte supermeçi, Federer kundër Nadal

Tenis

Sonte supermeçi, Federer kundër Nadal

Më: 15 mars 2017 Në ora: 19:21
Roger Federer dhe Rafael Nadal

Roger Federer dhe Rafael Nadal do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit, si në finalen e Australian Open.

Kësaj radhe, sfida mes tyre është ajo e fazës së 1/8-ave të finaleve të turneut Masters të Indian Wells në Miami.

Federer u kualifikua për në këtë raund pasi mundi amerikanin Steve Johnson me rezultatin 2-0. Ndërsa Rafael Nadal u kualifikua për në 1/8-at e finaleve pasi fitoi derbin spanjoll me Fernando Verdasco, me rezultatin 2-0.

Meci ndërmjet këtyre dy tenistëve do të fillojë pas mesnatës, në ora 01:00 të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat