Federer mposht Nadalin në Miami Open për të fituar titullin e tretë në vitin 2017

Tenis

Federer mposht Nadalin në Miami Open për të fituar titullin e tretë në vitin 2017

Më: 2 prill 2017 Në ora: 23:03
Roger Federer

Roger Federer ka fituar titullin e tretë në vitin 2017 pasi mundi në finale të Miami Open rivalin e madh Rafael Nadal.

35-vjeçari u rikthye në vendin e katër në ranglistën e përgjithshme teksa fitoi edhe në Florida në Australian Open dhe Indian Wells.

Tashmë Federer ka regjistruar tri fitore ndaj Nadalit në vitin 2017.

Në takimin e tyre të 37-të zvicerani fitoi me stil duke triumfuar në dy seta 6-3 dhe 6-4.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat