Murray: Tenisi sot nuk ka nevojë për këtë show

Tenis

Murray: Tenisi sot nuk ka nevojë për këtë show

Më: 3 maj 2017 Në ora: 19:17
Andy Murray

Pas paraqitjes së Maria Sharapova në turneun e Shtutgardit javën e kaluar, 15 muaj pas pezullimit që tenistja mori për pordorim doping, vazhdojnë polemikat e debatet në lidhje me ftesat që rusja merr nga turnetë.

Ai që ka ngritur zërin dhe ka folur sot është numri 1 në botë për meshkuj Andy Murray, që e ka konsideruar si jo të drejtë. Pas turneut të Shtutgardit, tenistja ruse ndodhet në vendin e 262 në botë, por për të marrë pjesë në grand slemin e Roland Garros (nis më 27 maj në Paris) ka nevojë për një ftesë të organizatorëve për të evituar kualifikueset.

Pas lajmit se Serena Williams është shtatzënë dhe nuk do të luajë më këtë vit, organizatorët kanë nevojë për një ikonë të tenisit për femra dhe mendojnë se Sharapova është personi i duhur. Çka do të thotë se do t’i ofrojnë asaj një ftesë, për të rritur shitjen e biletave dhe të të ardhurave. Kundër kësaj politike ka dalë Murray, që tha: “Turneu i Shtutgartit mori atë vendim për të afruar mediat dhe rritur audiencën e tij, ndërsa në një grand slem kjo gjë nuk është e nevojshme. Maria shkoi deri në gjysmëfinale dhe tregoi se shumë shpejt do të jetë mes tenisteve më të mirave. Tenisi sot nuk ka nevojë për këtë show që vërtitet rreth Sharapovës për të rritur audiencën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat