Eliminohet në hapje

Tenis

Eliminohet në hapje

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:04
Kerber

Grand slam-i i Roland Garros ka nisur me një surprizë të madhe. Numri 1 në botë për femra, tenistja gjermane Angelique Kerber, është eliminuar që në raundin e parë. Ajo u mund pak minuta më parë 2:0 (6:2, 6:2) nga rusja Ekaterina Makarova.

Një ndeshje mjaft e dobët e tenistes gjermane, që tashmë rrezikon të humbasë kreun në fund të këtij Grand Slami. Kerber e nisi këtë vit me shumë shpresa dhe ëndrra, por deri më tani tenistja gjermane ka zhgënjyer, duke mos fituar ende asnjë turne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat