Federer: Dukej fundi i karrierës time

Tenis

Federer: Dukej fundi i karrierës time

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 16:28
Roger Federer

Të luash dhe argëtohesh vetëm atëherë kur ke dëshirë për ta bërë atë. Thuasje 36 vjeç kjo është dëshira e tenistit Roger Federer, që këtë vit ka marë pjesë vetëm në 4 turne, duke fituar 3 prej tyre: Grand slemin e Australian Open si dhe dy turnetë Masters të Indian Wells dhe Majemi. “Mund të luaj në turnetë që dua dhe të shijoj gjithë rrugëtimin. Nëse vendos të luaj është sepse ashtu kam dëshirë të veproj. Stërvitem sepse kam dëshirë ta bëj atë gjë, por edhe kur jam me pushime e nuk stërvitem rregullisht sërish argëtohem. Nuk nxitoj në atë që bëj. Edhe nëse bëj një hap pas, sërish përpiqem të argëtohem”, rrëfehet Roger Federer, që vendosi të mos luajë në grand slemin e Roland Garros, që po zhvillohet aktualisht në Paris.

“Dukej fundi i karrierës time. Por tani jam i kënaqur dhe i lumtur, ndaj dua të luaj deri 40 vjeç. Ndoshta jo në të gjitha turnetë, por do të luaj dhe argëtohem”

Më tej, zvcierani tregon se po stërvitet fort, për t’u rikthyer kompetitiv në turnetë e fushave me bar, që nisin në mesin e qershorit, sipërfaqja e tij e preferuar. Vitin e kaluar ai qëndron 6 muajt e fundit pushim, për t’u rikthyer kompetitiv në 2017-ën. “Vitet e fundit kanë qenë me luhatje dhe pata dyshime për të ardhmen time. Dukej fundi i karrierës time. Por tani jam i kënaqur dhe i lumtur, ndaj dua të luaj deri 40 vjeç. Ndoshta jo në të gjitha turnetë, por do të luaj e argëtohem. Objektivi im është të jem gjithnjë i freskët në fushë dhe të argëtoj fansat për aq kohë sa luaj tenis”, deklaroi për mediat zvicerani tenisti Roger Federer, një nga ikonat e sportit botëror, fitues i 18 grand slemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat