Thiem eliminon Djokoviqin

Tenis

Thiem eliminon Djokoviqin

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 21:20
Thiem

Tenisti austriak ka eliminuar numrin dy të botës.

Kampioni në fuqi i French Open dhe njëkohësisht numri dy i botës, u eliminua në mënyrë të pabesueshme nga Dominic Thiem.

Austriaku i talentuar u konfirmua si nga tenistët më të mirë për momentin në fushat me dhe të kuq duke bërë befasinë e madhe në Paris. Thiem që rendit si i numri 7 i botës dhe bartësi i gjashtë në Roland Garros arriti ta eliminonte lehtësisht në tre sete serbin i cili vetëm në setin e parë të cilin 23-vjeçari e fitoi me tiebreak arriti të rezistonte disi.

Thiem dominoi në dy setet ardhshme duke i fituar, 6:3 dhe 6:2, për ta mbyllur një duel që për të është më i miri në karrierë për vetëm 2 orë e 17 minuta lojë.

Në gjysmëfinale Thiem do të ketë përballë, spanjollin Rafael Nadal favoritin e madh për të fituar në French Open.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat