Federer fiton titullin e nëntë në Halle, është gati për Wimbledon

Tenis

Federer fiton titullin e nëntë në Halle, është gati për Wimbledon

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:22
Roger Federer

Roger Federer, tani është gati për Wimbledon, pasi ka fituar titullin e tij të nëntë, i cili është rekord në ‘Gerry Weber Open’ në Halle të Gjermanisë.

35-vjeçari zviceran, i cili synon një rekord të tetë të Wimbledon dhe titullin e 19 Grand Slam, mundi Aleksander Zverev në 53 minuta lojë, me sete 6-1 dhe 6-3.

Gjermani Zverev, 20 vjeç, mundi Federer në gjysmëfinale të vitit të kaluar.

“Ishte ndeshja më e mirë e javës, ndihem mirë dhe është kënaqësi të rikthehem”, ka thënë Federer pas fitimit të çmimit.

Ndryshe, gara e Wimbledonit fillon të hënën, më 3 korrik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat