Vdes 78-vjeçari që e goditi me veturë Venus Williams, tenistja akuzohet për vrasje

Tenis

Vdes 78-vjeçari që e goditi me veturë Venus Williams, tenistja akuzohet për vrasje

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 14:29
Venus Williams

Venus Williams është akuzuar nga familja e personit që ndërroi jetë pas një aksidenti me veturë, në të cilën mori pjesë tenistja e famshme amerikane.

Megjithëse, Williams voziste veturën rreth tetë kilometra në orë kur një tjetër automjeti u përplas në të, kjo nuk e ka shfajësuar tenisten pasi po konsiderohet përgjegjëse për incidentin që vrau 78-vjeçarin.

Jerome Barson si pasojë e incidentit pësoi dëmtime fatale të brendshme, ku më pas ndërroi jetë në spital.

Tenistja 37-vjeçare u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Barson në këto çaste mjaft të vështira për ata.

Image
Jerome Branson dhe Linda Branson

“Unë jam e shkatërruar nga ky aksident. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen dhe miqtë e Jerome Barsonit. Vazhdoj t’i kem në mendime dhe lutem e mia shkojnë për ata”, ka shkruar Williams në Facebook.

Sipas bashkëshortes së Barsonit, i cili ishte në momentin e aksidentit me burrin në ndenjësen e pasme të veturës, kjo e fundit ka lëvizur nëpër dritën e gjelbër të semaforit kur në kryqëzim i goditi vetura e Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat