Shiu prishi planet e tenistëve në Kosovë

Tenis

Shiu prishi planet e tenistëve në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 3 korrik 2017 Në ora: 13:00
Ilustrim

Nuk u shkoi ashtu si parashikuan turneu i tenisit qysh në ditën e parë. “Shiu pengesë në start në ‘Dielli TEB Open 2017’. Dita e parë e turneut më të njohur të tenisit në Kosovë ka sjell shi të padëshiruar për organizatorët.  Turneu ka filluar zyrtarisht të hënën në Prishtinë, por shiu që ka përshkruar mëngjesin ka prishur planet e ndeshjeve të parashikuara të xhiros së parë. 
Disa ndeshje kanë ndërruar termin, ndërsa kjo organizatorëve ju ka sjell një mobilizim më të madh që ndryshimi në fazën fillestare të mos vërehet. 
Fituesi i fundit, Granit Bajraliu është bartësi i parë, ndërsa veç tenistëve vendorë ai do të sfidohet edhe nga anëtarët e Davis Cup-it të Shqipërisë, Mario Zili dhe Martin Nuredin dhe nga tenisti nga Ulqini, Nermin Hoxha. Orari i ndeshjeve pritet të kthehet në jetë të hënën pasdite, derisa të martën priten shumë takim”, shkruan Shkëlzen Domi, kryetar i Federatës së Tenistit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat