Andy Murray tërhiqet nga US Open - Bota Sot
Andy Murray tërhiqet nga US Open

Tenis

E hënë, 11 dhjetor 2017

Andy Murray tërhiqet nga US Open

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 00:03
Andy Murray

Pas Novak Djokoviç dhe Stanislav Wawrinkës, turneu i US Open humbet një tjetër emër të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Andy Murray i cili deklaroi se ka ende probleme fizike të cilat po e shoqërojnë që nga Roland Garros.

Tenisti britanik, ish-numri 1 i botës nuk i mjaftoi koha e pushimit për të qenë i pranishëm në turneun e fundit Grand Slam të vitit që do të zhvillohet në New York.

“Nuk do të luaj Flushing Meadows për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Wawrinkën në Paris- tha Murray- Bëra gjithçka munda për të qenë në formën optimale. Mendova se disa javë pushim do të ishin të mjaftueshme për mua dhe do të më kishin ndihmuar, por ndjeja ende dhimbje që më shtynë të merrja këtë vendim”.

Turneu Grand Slam i US Open do të nisë ditën e hënë dhe do të mbyllet më 10 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test