Nadal kualifikohet në gjysmëfinale të US Open, atje e pret Roger Federerin - Bota Sot
Nadal kualifikohet në gjysmëfinale të US Open, atje e pret Roger Federerin

Tenis

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Nadal kualifikohet në gjysmëfinale të US Open, atje e pret Roger Federerin

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 00:52
Rafael Nadal

Rafael Nadal do ta presë Roger Federerin në gjysmëfinale të US Open, pasi e mposhti talentin rus, Andrey Rublev, në çerekfinale të këtij turneu.

Në përballjen që zgjati një orë e gjysmën, spanjolli fitoi bindshëm 3-0 në sete (6-1, 6-2, 6-2).

Nadal e dominoi kundërshtarin e tij të ri në çdo set dhe Rublev e kishte të vështirë të përballej me idhullin e tij.

Për t’u përballur në gjysmëfinale me Nadalin, Federer duhet të fitojë përballë Juan Martin del Potros.

Dy tenistët nuk janë takuar asnjëherë në Flushing Meadows dhe padyshim se do të jetë një duel titanësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test