Stephens fiton turneun US Open - Bota Sot
Stephens fiton turneun US Open

Tenis

E enjte, 14 dhjetor 2017

Stephens fiton turneun US Open

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 10:20
Sloane Stephens

Kjo ishte një finale surprizë, pasi askush nuk e kishte imagjinuar një sfidë të tillë për titull në fillim të këtij turneu.

Sloane Stephens ka fituar sot Grand Slamin e US Open për kategorinë e femrave.

Tenistja amerikane ka triumfuar në finale kundër patriotes së saj, Madison Keys me rezultat 2:0, në sete (6-3 dhe 6-0).

Ky është suksesi i parë i madh për tenisten 24-vjeçare, që mposhti me shumë lehtësi në finale Keys.

Një derbi amerikan, madje edhe në gjysmëfinale ishin kualifikuar katër teniste amerikane.

Duket se një brez i ri për tenisin amerikan po vjen, po kaq i shkëlqyer sa ai i motrave Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test