Sloane Stephens fiton finalen e US Open - Bota Sot
Sloane Stephens fiton finalen e US Open

Tenis

E martë, 12 dhjetor 2017

Sloane Stephens fiton finalen e US Open

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 09:05
Sloane Stephens

Amerikania Sloane Stephens ka fituar në moshën 24-vjecare të parin titull të Grand Chelem, në finalen e saj të parë, duke mundur patrioten e saj Madison Keys, e 16-ta në klasifikimin botëror, të shtunën në mbrëmje në rezultatin 6-3, 6-0, në New York.

Stephens, e 83-ta në klasifikimin botëror, ka fituar me qetësi titullin e saj të pestë në karrierë, duke fituar edhe shpërblimin prej 3,7 milionë dollarë (3,07 M EUR).

Ajo është amerikania e parë që fiton në Grand Chelem që nga Jennifer Capriati në Australian Open në 2002 dhe US Open që nga Lindsay Davenport në 1998.

Ajo arriti në mënyrë surprize në gjysmëfinalet e turneut në Toronto dhe në Cincinnati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test