Caroline Wozniacki ngadhënjeu në finale - Bota Sot
Caroline Wozniacki ngadhënjeu në finale

Tenis

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Caroline Wozniacki ngadhënjeu në finale

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:21
Caroline Wozniacki

Tenistja daneze Caroline Wozniacki ka fituar  2:0 (6:4, 6:4) ndaj rivales amerikane Venus Williams, në finalen e turneut “WTA Championship”, turne ku morën pjesë 8 tenistet më të mira në botë. Pas një jave me ndeshje interesante e mjaft surpriza, danezja që nuk ishte ndër favoritet e këtij turneu, ka arritur të rrëmbejë për herë të parë në karrierë një trofe të tillë, duke u shpallur “kampione e 2017-ës”. Një triumf i merituar i Wozniacki, që për herë të parë në karrierë mposhti Venus në përballjet direkte, pasi tenistja amerikane i kishte fituar 7 duelet e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test