Nadal: Nuk jam në gjendje të luaj - Bota Sot
Nadal: Nuk jam në gjendje të luaj

Tenis

E hënë, 11 dhjetor 2017

Nadal: Nuk jam në gjendje të luaj

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 17:50
Nadal

Rafael Nadal papritur hasi në një problem me gju dhe kjo e detyron padashje të largohet nga gara e rëndësishme. Tenisti spanjoll ishte favoriti kryesor për të triumfuar në Mastersin e Parisit por në mënyrë befasuese, numri 1 i botës u tërhoq nga turneu 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin francez.

“Nuk jam në gjendje të luaj edhe tre ndeshje të tjera në këtë turne”, tha Nadal. Ai bëri të ditur se problemet me gjurin e kanë detyruar të tërhiqet, vetëm pak orë përpara përballjes çerekfinale ndaj serbit Filip Krajinoviq. Ishte një vendim i vështirë, por që u dashtë të largohet patjetër spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test