Sharapova rrezikon 7 vite burg pas akuzave për mashtrim kriminal - Bota Sot
Sharapova rrezikon 7 vite burg pas akuzave për mashtrim kriminal

Tenis

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Sharapova rrezikon 7 vite burg pas akuzave për mashtrim kriminal

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:18
Maria Sharapova

Tenistja ruse Maria Sharapova rrezikon deri në 7 vite burg pas akuzave për mashtrim që janë ngritur karshi saj nga një gjykatë penale në Indi. Sipas ligjeve indiane, në bazë të nenit 420 dhe kodit penal të këtij shteti, rusja mund të përballet me burgun.

Gjykata e Nju Delhit ka nisur prej gati një muaji një hetim dhe ka kërkuar për dëshmi edhe tenisten ruse, për mungesën e ndërtimit të një kompleksi luksoz në qytetin e Gurgaon. Punimet duhej të përfundonin vitin e kaluar, por kjo gjë nuk ka ndodhur, ndërkohë që Sharapova ka qenë imazhi i këtij kompleksi, të cilin ajo e ka mbështetur fort. Ndërkohë që ka patur edhe investitorë që kanë paguar paradhënie për të blerë një apartament në atë kompleks.

Sipas “Times of India”, Sharapova jo vetëm që e ka promovuar vazhdimisht ndërtimin e këtij kompleksi, por edhe ka premtuar aty ndërtimin e një akademie të tenisit dhe një kompleksi sportive. Ndaj, rusja konsiderohet si pjesë e këtij grupi mashtruesish dhe akuzohet për bashkëpunim. Gjykata e Nju Delhit e ka futur edhe emrin e tenistes ruse mes personave të tjerë të akuzuar për mashtrim kriminal.

Tenistja ruse ka qenë disa herë në Indi gjatë vitit 2013 për të takuar ndërtuesit dhe më pas nuk është paraqitur më, duke dalë garante për madhështinë e këtij kompleksi dhe akademie. “Nëse të akuzuarit nuk kishin licensë për ta ndërtuar kompleksin, atëherë kanë kryer një krim”, thuhet më tej në mediat indiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test