Halep rikthehet në krye! - Bota Sot
Halep rikthehet në krye!

Tenis

E diel, 22 prill 2018

Halep rikthehet në krye!

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 18:45
Halep rikthehet në krye!

Të jesh tenistja më e mirë në botë pa luajtur dhe pa u lodhur fare. Ka qenë ky fati për tenisten rumune Simona Halep, e cila është rikthyer “Numri 1” në botë për femra, duke zbritur nga froni danezen Caroline Wozniacki, që qëndroi në këtë pozicion një muaj. Kjo e fundit nuk do të luajë këtë javë në turneun e Dubait, ku ishte finaliste vjet, duke humbur kështu pikët dhe duke i dhuruar kreun rivales rumune, që do të luajë në këtë turne. Halep ndodhet në krye me 7,965 pikë, me mbi 400 pikë ndaj Wozniacki (7.525), ndërsa në “Top 5” tenistet më të mira janë edhe Garbine Muguruza 6.175 pikë, Elinsa Svitolina 5.480 pikë dhe Karolina Pliskova 5.080 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test