Aksion i madh policor në Tetovë, dhjetëra të arrestuar

Tetova

Aksion i madh policor në Tetovë, dhjetëra të arrestuar

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 14:25
Ilustrim

Gjatë kontrollit të një objekti hotelierik në Tetovë, policia dje ka arrestuar 17 shtetas të huaj për shkak qëndrimit të pa rregulluar dhe punës ilegale.

Atyre u është shqiptuar ndalesë dy vjeçare në Republikën e Maqedonisë, ndërsa gjatë ditës ata do të depërtohen..

Siç thuhet në njoftimin, dje në kohën prej ora 04:10 deri 07:45 nga ana e nëpunësve policorë të Shkupit është vepruar pas Urdhrit të lëshuar nga Gjykatës I procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, pas çka është kryer kontroll në objekt hotelierik në Tetovë.

Me çka, për shkak qëndrimit të pa rregulluar dhe punës ilegale, janë arrestuar 17 shtetas të huaj prej të cilëve nëntë janë shtetas bullgar, dy nga Serbia, një nga Bosnja dhe Hercegovina dhe pesë shtetase nga Shqipëria.

Personave, njoftoi policia, se u është shqiptuar masë ndalesë për hyrje në Republikën e Maqedonisë në afat prej dy viteve. Gjatë ditës do të depërtohen nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat