Gjimnazi i Tetovës përplas LSDM-në dhe Ministrinë e arsimit

Tetova

Gjimnazi i Tetovës përplas LSDM-në dhe Ministrinë e arsimit

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 21:08
Ilustrim

Çështja ende e pazgjidhur e gjimnazistëve të Tetovës të paraleleve maqedonase ka përplasur Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe Ministrinë për arsim dhe shkencë (MASH).

LSDM-ja ka kërkuar që organiet përgjegjëse të zgjidhin sa më shpejtë çështjen me hapësirat për mësim në gjimnazin ”Kiril Pejçinoviq”.

Me këtë rast, LSDM-ja akuzoi se për qëllime partiake bëhet çmos që të provokohen marrëdhëniet ndëretnike, duke shfrytëzuar të miturit e shkollave të mesme, duke theksuar se kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe Ministria e arsimit dhe shkencës, ”luajnë ping pong me nxënësit”.

Ndërkaq MASH-i akuzoi LSDM-në se me kërkesën e saj ”përzien nxënësit dhe studentët në lojra politike”, duke kërkuar nga kjo parti që të përgatitë dhe të ofrojë masa konkrete dhe aktivitete për përparimin e sferës së arsimit.

Njiherit, MASH-i bën të ditur se do të shpallin tender publik për ndrërtimin e një objekti të ri, pasi që të sigurohet lokacioni dhe leja e ndërtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat