Tetovë, zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të rregullt

Tetova

Tetovë, zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të rregullt

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 15:31
Lista e votueseve

Situata në Tetovë deri më tani ka qenë e qetë dhe procesi zgjedhor është zhvilluar sipas rregullave.

Anëtari i Komisionit të Zgjedhjeve, në vendvotimin 1979, deklaron se votimi ka filluar në kohë dhe se nuk është regjistruar asnjë incident.

“Deri më tani ka qenë gjithçka në rregull. Votimi ka filluar në kohë, presim që deri në fund të vazhdojë kështu”, deklaroi Ajdini.

Edhe qytetarët deklarohen se shprehja e të drejtës së votës po zhvillohet ashtu siç duhet.

“Kemi besim se duhet të ndryshojë. Zgjedhjet janë të lira, mendoj se duhet të ndryshojë që të vijë ndonjë opozitë e re”, thotë një qytetar nga Tetova.

“Unë tani votova, gjithçka ishte në rregull dhe presim punësime të reja dhe shumë sende të mira për shqiptarët”, deklaroi Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat